9 arsye përse ndiheni vazhdimisht të uritur

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Ndiheni të uritur? Nuk jeni të vetmit. Zakonisht uria vjen pas 3 ose katër orësh. Nëse ndiheni të uritur më shpesh se aq apo stomaku juaj “gjëmon” gjatë gjithë kohës, atëherë mund të jetë për njërën nga këto 9 arsye:te uritur

  1. Keni ngrënë shumë karbohidrate

“ Karbohidratet e përpunuara, si buka e bardhë, orizi i bardhë, ëmbëlsirat dhe ushqimet e sheqerosura, rrisin nivelin e glukozës në gjak shumë shpejt”, thotë Sai Krupa Das, shkencëtar tek “Energy Metabolism Laboratory”, tek Universiteti Tufts. Ata treten shumë shpejt, prandaj ndiheni të uritur edhe pse mund të mos ketë kaluar shumë kohë nga hera e fundit që keni ngrënë.

  1. …Dhe nuk keni konsumuar proteina, yndyra dhe fibër.

“Ekzistojnë 3 lëndë ushqyese që ju ngopin: proteinat, yndyra dhe fibra”, thotë ekspertja e dietave, Lisa Young. “Ata duan kohë që të treten dhe për më tepër, ne nuk ndihemi tl uritur pas një ore”. Ajo rekomandon që të përfshijmë të paktën një nga këto 3 lëndë ushqyese në çdo vakt (edhe pse dy ose tre janë edhe më mirë).

“Proteina është lënda ushqyese që të nginë më shumë, prandaj të jep më shpejt ndjesinë e ngopjes”, shpjegon Bowden, “ndërsa fibra stabilizon nivelin e sheqerit në gjak”.

Ushqimet e pasura me fibër ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, prandaj parandalojnë shtimin në peshë.

  1. Nuk keni ngrënë mjaftueshëm

Nëse keni ngrënë ushqime të pasura me proteina, yndyra dhe fibër, por vazhdoni të jeni të uritur, mund të jetë një shenjë që nuk keni ngrënë mjaftueshëm gjatë vaktit të ngrënies. Përpiquni të konsumoni ushqime të shëndetshme me vlera ushqyese, dhe konsumoni sa më pak karbohidrate.

  1. Jeni thjesht të etur për ujë

Shpesh njerëzit ngatërrojnë etjen me urinë. Nëse ndiheni të uritur edhe pasi keni ngrënë mjaftueshëm ushqime, atëherë mund të jeni thjesht të etur për ujë. Prandaj, pini sa më shumë ujë ose konsumoni fruta dhe perime që përmbajnë ujë, pasi ju mbajnë të hidratuar.

  1. Keni një metabolizëm të shpejtë

Keni parë njerëz që hanë çdo lloj ushqimi dhe nuk shtojnë në peshë. Kjo falë avantazhit gjenetik: Disa njerëz thjesht kanë metabolizëm më të shpejtë. Nëse metabolizmi juaj është i shpejtë, atëherë keni nevojë që të ushqeheni më shpesh.

  1. Nuk keni fjetur mjaftueshëm

Nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm gjatë natës, atëherë mund të ndiheni të uritur gjatë ditës.

Privimi nga gjumi mund të shkaktojë rritje të niveleve të hormonit “ghrelin” të urisë dhe hormonit “kortisol” që shkakton stres kronik dhe ju nxit juve të hani më shumë.

  1. Bëni ushtrime fizike më shumë seç duhet

Nëse kryeni shumë aktivitet fizik, ju keni nevojë më shumë për të ngrënë.

  1. Ilaçet ju bëjnë të uritur

Disa ilaçe mund të shtojnë oreksin. Nëse ndiheni vazhdimisht të uritur kur po trajtoheni me ilaçe, duhet të konsultoheni më parë me mjekun për efektet anësore që mund të shkaktojnë ushqimet (ka disa ushqime që nuk duhet të përzihen asnjëherë me ilaçe).

  1. Do t’ju vijnë menstruacionet

Gjatë periudhës së ciklit femrat janë gjithnjë të uritura. Pak para ardhjes së ciklit rritet temperatura e trupit, prandaj ato ndihen të uritura. Ky efekt nuk zgjat më shumë se një ose 2 ditë, prandaj nuk është një justifikim për të ngrënë kur të doni dhe çfarë të doni gjatë ciklit menstrual.

Burimi: Self.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet