Denoncoi mjeken se flinte gjatë orarit të punës, ja përgjigja që mori

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

1

Është vonë, jeni lodhur nga orët e gjata të punës, dhe meqë nuk keni asnjë përreth, përfitoni nga rasti për të marrë një sy gjumë. Një gjë e tillë mund t’i ndodhë çdo mjeku, infermieri apo punonjësi të spitalit, të cilët punojnë gjatë turnit të natës. Por, a duhet të lejohen punonjësit e spitalit që të flenë gjatë orarit të punës.

Një foto e publikuar në internet nga një pacient, ku shfaqet një punonjëse e spitalit në Meksikë duke fjetur,  ka nxitur debat nëse duhet të lejohen të flenë punonjësit gjatë shërbim.

“E pranojmë që është një punë e lodhshme, megjithatë doktorët janë të detyruar për të bërë punën e tyre. Ka me dhjetëra pacientë që kërkojnë ndihmë,” shkroi pacienti sipër fotos.

Përgjigjja që ai mori ishte jashtë çdo pritshmërie. Qindra mjekë e infermierë filluan të publikonin foto të vetes së tyre duke fjetur, në mbështetje të koleges së tyre.

Kur dëgjoi për këtë debat, doktori meksikan Juan Carlos krijoi hashtagun #YoTambienMeDormi (Edhe unë fle gjithashtu) dhe shkroi: “Edhe unë kam fjetur pas një, dy, tre ose katër operacioneve. Charlos tha për BBC se me këtë hashtag “do të bëjë të ditura diferencat mes të drejtave të doktorëve dhe atyre të pacientëve”.

“Ndërkohë që për doktorët është e jashtëligjshme të shkrepin foto të një pacienti pa marrë më parë miratimin e tyre, edhe nëse është për qëllime të mjekësore, një pacient mund të shkrepë foton e një doktori me qëllimin e vetëm për të prishur reputacionin tonë”, u shpreh ai.

2

3

4

5

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet