Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Problemet me gjumin janë një fenomen që po prekin shumicën e popullsisë. Ju duhet të dini që një gjumë i rehatshëm dhe i qetë ju ndihmon që të jeni mirë edhe nga gjendja shëndetësore.
Ja formula që duhet të ndiqni për të bërë një gjumë të qetë dhe të zgjoheni energjik të nesërmen:
10 orë para gjumit: mos konsumoni kafeinë
3 orë para gjumit: mos hani ushqime të rënda dhe mos konsumoni alkool
2 orë para gjumit: mos bëni punë
1 orë para gjumit: mos luani në kompjuter apo mos shikoni TV.
Gjysmë ore para gjumit: pini çaj kamomil apo ndonjë çaj tjetër që të relaksoheni e të bëni gjumë të qetë.
Burimi: Choose Healthy Life


