3 pijet e mëngjesit që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Niseni ditën me një nga këto lëngje që t’ju shkojë dita mbarë dhe të jetoni më gjatë.

kafe

Çaj – Një studim i publikuar në revistën Annals of Epidemiology sugjeron se çaji ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Studimi, i kryer nga Qendra Kombëtare Japoneze e Kancerit zbuloi se njerëzit që konsumojnë pesë filxhanë çaj në ditë janë më pak të rrezikuar që të vdesin nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru apo problemet me frymëmarrjen.

Një studim tjetër i publikuar tek uebsajti News-Medical.net sugjeroi se konsumimi i çajit ul vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare me 24%.

Kafe – Një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë një sasi të moderuar të kafes jetojnë më gjatë. Shkencëtarët analizuan të dhënat e tre studimeve të tjera afatgjate, ku janë përfshirë më shumë se 300 meshkuj dhe femra për më shumë se 30 vite. Ata dolën në përfundimin se kafja ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe ato neurologjike.

Kafja përmban përzierje të ndryshme, si antioksiduesit, që mbrojnë trupin e njeriut nga oksidimi, ku olrfshihen radikalët e lira që dëmtojnë molekulat në trup. Oksidimi konsiderohet si një nga mekanizmat që qëndrojnë pas procesit të plakjes, dhe që i hap dyert sëmundjeve të ndryshme, si kanceri apo sëmundjet e zemrës. Kafja është një nga burimet më të mëdhenj të antioksiduesve në dietën perëndimore, duke lënë pas shumë fruta dhe perime.

 Ujë – Nuk jeni fans i çajit apo kafes? Atëherë pini çdo mëngjes një gotë me ujë dhe shtrydhni edhe pak limon nëse keni mundësi. Trupi i një të rrituri është rreth 75% ujë. Trupi juaj ka nevojë për ujë që qarkullimi i gjakut, veshkat dhe sistemi i tretjes të funksionojnë siç duhet.

Shkencëtarët tek Universiteti Loma Linda kanë zbuluar se konsumimi i tetë gotave të ujit në ditë ul rrezikun për të pësuar atak në zemër në krahasim me dy ose më pak gota në ditë. Ai parandalon sëmundjet e zemrës dhe na zgjat jetën.

Shumica  e njerëzve nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë ditës, prandaj janë të lodhur, të plogësht dhe të dehidratuar. Mungesa e ujit përshpejton gjithashtu procesin e plakjes.

Burimi: Yahoo Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?