PD prezanton platformën e shëndetësisë në Vlorë, Shehu: Ja pse është në kolaps

PD

Departamenti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike bëri publike dhe debatoi platformën me mjekë dhe specialistë në qytetin e Vlorës .

“Shëndet dhe dinjitet”, ishte moto e prezantimit të Platformës së Shëndetësisë në tryezën në të cilën ishin të pranishëm profesionistë të fushës së shëndetësisë, shoqëri civile dhe drejtues të PD-së në Vlorë.

Në fjalën e tij kreu i Departamentit, Tritan Shehu, tha se sot vendi përballet me një sistem shëndetësor në të cilën nuk respektohen të drejtat e qytetarit për shërbim bashkëkohor dhe nuk mbrohet dinjiteti i personelit shëndetësor.

“Kemi një sistem shëndetësor ku dhe depozitat shëndetësore të qytetarëve në Fondin e Sigurimeve “sekuestrohen” nga shteti për të mbushur deficitet e tij, në vend që këto 25 milion dollarë të investohen për përmirësimin e shërbimit”, tha Shehu.

Më tej ai shtoi se në shërbimin tonë nuk programohet e financohet për specializimet, kualifikimet e personelit, për ngritjen e tij shkencore e cila është bazë e dinjitetit profesional, për hapjen e shërbimeve të reja etj. Karakteristikë e sistemit tonë është “varfëria falas” e tij, centralizmi shtetëror, keqmenaxhimi, mungesa e vizionit zhvillues, theksoi Shehu.

Ai shtoi se duke e vendosur në qendër të sistemit pacientin e qytetarin, duke konsideruar thelbësor rolin e vlerat e personelit, ne mund t’i japim shoqërisë e kolegëve tanë atë që është thelbësore: Shëndet e dinjitet për të gjithë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës