Nëna paralajmëron prindërit: Kontrolloni fëmijët për këtë shenjë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Nëna e një 14-vjeçareje nga Britania i është drejtuar rrjeteve sociale për të paralajmëruar prindërit e tjerë që të kontrollojnë fëmijët e tyre nëse kanë shenja të tilla në qafë.njolla te erreta_diabet

Ajo i kishte vënë re këto njolla të errëta në qafën e vajzës së saj, ku pas vizitës tek mjeku rezultoi se ishte prekur nga diabeti i tipit 2.

14-vjeçarja Pantera ishte e etur gjatë gjithë kohës, kishte dhimbje koke dhe luhatje humori. Por një nga simptomat më të çuditshme ishin vijat e errëta përreth qafës, ku sipas mjekëve, tregojnë se insulina nuk po funksionon siç duhet.

Përveç qafës, këto njolla të errëta mund të formohen edhe poshtë krahëve ose në ije. Sipas ekspertëve të mjekësisë, nivelet e larta të insulinës në trup aktivizojnë receptorët e insulinës në lëkurë, duke rritur nivelet e saj në mënyrë jonormale dhe duke shkaktuar njolla të errëta në lëkurë.

Këto njolla të errëta janë një ndër shenjat e para që tregojnë se jeni prekur nga diabeti apo rrezikoheni të prekeni nga kjo sëmundje.

Nëna e 14-vjeçares i rekomandon gjithashtu prindërit e tjerë që të kenë kujdes mbi mënyrën e ushqyerjes së fëmijëve, pasi ushqimi luan në rol të rëndësishëm në shëndetin e tyre edhe pasi të rriten.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe