Shenjat që tregojnë se keni diabet, të cilat nuk i dinë as profesionistët!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta         

shenja3Një numër i madh i njerëzve, madje më shumë se 60%, të cilët vuajnë nga diabeti, nuk e dinë këtë. Diabeti shpesh quhet vrasës i heshtur sepse simptomat e diabetit vështirë vërehen dhe shumë lehtë merren për diçka tjetër. Diabeti zakonisht diagnostikohet me anë të hulumtimeve dhe analizave që nuk lidhen me vetë diabetin.

Simptomat e habitshme të renditura më poshtë mund t’ju ndihmojnë në shmangien e diabetit dhe të gjitha ndërlikimet që vijnë prej tij.

Lëkurë tepër e thatë: Lëkura thahet shumë pasi diabeti ndikon në qarkullimin e gjakut. Në qoftë se hidratanti nuk mund t’ju ndihmojë, shkoni tek mjeku dhe kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak.

Lëkura errësohet vende vende:  Arna të errëta në lëkurë, sidomos mbi bërryla, gjunj dhe pjesën e  prapme të qafës janë konsideruar si një shenjë e diabetit. Kushti që shkakton këto ndryshime quhet “nigricans acanthosis” është i lidhur me sheqerin e lartë të gjakut. Këto çështje mund të zgjidhen me humbjen e peshës ose trajtimin e zonës me vaj të zgjedhur nga dermatologu juaj.

Urinimi i shpeshtuar dhe etja e tepruar: Nëse urinoni shpesh, sidomos gjatë natës, ndoshta vuani nga diabeti. Veshkat përpiqen shumë ta largojnë glukozën e tepërt nga gjaku, gjë që shkakton nevojë për të urinuar. Etja e tepërt ndodh për shkak se trupi ka nevojë për t’i rikthyer lëngjet e humbura. Këto simptoma janë disa nga treguesit e diabetit.

Vështirësi në dëgjim: Diabeti mund të ndikojë edhe dëgjimin tuaj. Humbja e dëgjimit mund të shkaktohet nga pre-diabeti, sipas një studimi të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. Pre-diabeti karakterizohet nga nivele të larta të sheqerit dhe rritje prej 30% në humbjen e dëgjimit. Shkencëtarët besojnë se humbja e dëgjimit shkaktohet nga diabeti i cili dëmton enët e gjakut dhe nervat në vesh. Në vend që të çoni në maksimum volumin e televizorit,  testoni nivelin e sheqerit në gjak.

Uria: Uria e tepërt është një tjetër simptomë e diabetit që mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve të papritura në nivelin e sheqerit në gjak. Kur niveli i sheqerit në gjak rritet, trupi mendon se është i uritur dhe kërkon burime të glukozës, e cila do t’i furnizojë qelizat dhe do ta mundësojë punën e tyre.

Burimi: naturalcuresandhomeremedies.com/http://shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët