10 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë dhëmbët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shumica e njerëzve i dëmtojnë dhëmbët nga disa zakone të përditshme, si nga konsumimi i tepërt frutave të thata apo çajit. Sipas dr. Tariq Idrees, dentist tek klinika dentare “Carisbrook” në Mançester, njerëzit bëjnë disa gabime të thjeshta që shkaktojnë dëmtim të dhëmbëve. Më poshtë do të gjeni disa veprime të përditshme, që shkaktojnë prishje të dhëmbëve.dhembe

Përtypja e akullit tek pijet – Temperatura e ulët tek kubat e akullit dhe fortësia e tyre mund të shkaktojë thyerje të dhëmbëve. Ato mund të shkaktojnë çarje mikroskopike të smaltit, që mund të çojnë në probleme edhe më të mëdha me kalimin e kohës. Grimcat e akullit janë më pak të dëmshme sesa kubat e mëdhenj.

Konsumimi i frutave të thata – Frutat e thata (boronicat e kuqe, mangot,  ananasi) kanë përmbajtje të lartë të acidit, i cili është shumë i dëmshëm për dhëmbët.

Vera – Kjo pije është e dëmshme për dhëmbët sepse prodhohet nga rrushi, i cili është frut acidik. Vera e bardhë përmban më shumë acide, prandaj konsiderohet si më e dëmshme për dhëmbët. Mbajtja e verës për pak kohë në gojë është gjëja më e keqe që mund t’u bëni dhëmbëve.

Uji i ngrohtë me limon, çaji dhe kafja – Jo vetëm që lënë shenja në dhëmbë, por i dëmtojnë ata deri në rrënjë. Kafja dhe çaji përmbajnë sasi të lartë të kafeinës, e cila shkakton tharje të gojës, duke rritur shanset për prishje të dhëmbëve nga mungesa e pështymës.

Noti – Kujdes nga noti në pishinë, sidomos nëse e bëni shpesh këtë veprim. Kjo pasi kimikatet që hidhen në pishina, sidomos klori është shumë i dëmshëm për smaltin. Sipas Revistës Amerikane të Stomatologjisë, nëse laheni në pishinë. Prandaj është mirë që ta mbani gojën mbyllur kur notoni në pishinë.

Përdorimi i furçave të forta – Disa njerëz mendojnë se sa më të ashpër të jenë fijet, aq më e mirë është furça e dhëmbëve. Në fakt është krejt e kundërta. Kjo furçe dhëmbësh mund t’i dëmtojë mishrat e dhëmbëve, sidomos tek të moshuarit, që i kanë mishrat më të ndjeshëm.

Larja e shpeshtë e dhëmbëve – Larja e dhëmbëve dy herë në ditë (në mëngjes dhe darkë) është e mjaftueshme. Të larit më shpesh mund të çojë në dëmtim të dhëmbëve. Larja brenda 30 minutave pasi keni ngrënë gjithashtu është shumë e dëmshme për dhëmbët.

Konsumimi i tepërt i frutave – Frutat përmbajnë sasi të lartë të acidit, i cili është tepër i dëmshëm për dhëmbët. Ata janë një pako plot me sheqer, ku ushqehen bakteret dhe prodhohet acid me shumicë. Për të shmangur efektin negativ të tyre, pini ujë pasi të keni ngrënë fruta.

Piercing në gjuhë dhe buzë – Është tepër e zakonshme tek ata që kanë piercing të dëmtojnë dhëmbët e tyre duke ngrënë.

Përdorimi i dhëmbëve si mjet – Shumë prej nesh i përdorin dhëmbët si mjet për të hapur gjëra, për të hequr manikyrin etj. Këto veprime nuk janë aspak të shëndetshme.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet