Foshnja me më shumë se 10 gishta, ja si duket ai!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

bebeNjë çift në Kinë ka bërë apel për ndihmë, pasi foshnja e tyre (mashkull) lindi me 15 gishta duarsh dhe 16 këmbësh.

Vogëlushi është vetëm 3 muajsh dhe vuan nga një sëmundje kongjenitale e quajtur polidaktilizm.

Vogëlushi ka 7 gishta në dorën e djathtë dhe 8 në të majtën, por jo gisht të madh.

Ndërsa në këmbë, ai ka 8 gishta në secilën këmbë. Prindërit e tij shpjegojnë se i druheshin faktit se i biri mund të lindte me një problem të tillë, pasi edhe nëna e tij ka një gisht më shumë në secilën këmbë dhe dorë.

Çifti, që jeton në provincën Hunan të Kinës, ka qenë në disa spitale për të gjetur një zgjidhje për djalin e tyre të vogël. Mjekët i kanë siguruar se mund t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen gishtave të tepërt, pasi të jetë 6 muajsh. Duke qënë se operacioni është mjaft i shtrenjtë, ata u janë drejtuar internetit dhe shoqatave të bamirësisë për ndihmë.

Burimi: Dailymail/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?