Këto janë shenjat identifikuese që tregojnë se keni parazitë në trup!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

dhembjeNë ditët e sotme parazitët janë të pranishëm dhe problem i zakonshëm. Ju mund të mendoni se nuk i keni ato, ndërkohë që mund të jenë prezente dhe mund të përbëjnë probleme të mëdha në  trupin tuaj.

Infektimi i zorrëve me parazitë mund të shkaktojë inflamacion dhe të çojë deri te një diarre kronike. Nëse konsumoni ushqime me shumë fibra dhe ushqime alkaline dhe përsëri keni probleme me diarrenë, apo probleme me tretjen, ka mundësi të keni parazitë në organizëm.

Një problem tjetër që shkaktohet nga parazitët, është dhembja e barkut. Parazitët që rrinë në pjesën e sipërme të zorrës së hollë shkaktojnë inflamacion dhe irritim, gjë që shkakton ndjenjën e fryrjes dhe dhembjes.

Humbja në peshë është një tjetër shenjë që dëshmon se keni parazitë në organizëm. Kjo ndodh për shkak se parazitët konsumojnë  sasi të madhe të ushqimeve, duke e bërë personin më të uritur sesa më përpara.

Infektimi me parazitë mund të shkaktojë edhe probleme me disponim, depresion, ankth po ashtu edhe halucinacione vizuale. Në zorrë ka neurone dhe neurotransmetues, sidomos serotoninë, që kanë rëndësi të madhe për funksionimin e trurit.

Prania e parazitëve në organizëm mund të çojë deri te mungesa e hekurit në organizëm dhe, si rrjedhim, të shkaktojë anemi.

Burimi: goodmorningcenter/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet