Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Një vajzë 12-vjeçare nga Bangladeshi është prekur nga një gjendje e rrallë, pasi trupi i saj është i mbuluar me qime të trasha të zeza nga koka deri te këmbët.
Bithi Akhtar, nga rrethi i Tangail në Bangladesh, me sa duket ka lindur me sindromën “njeri-ujk”, sipas raporteve të medias lokale.
Megjithatë ekspertë të tjerë mjekësorë sugjerojnë se ajo mund të vuajë nga hirsutism, rritja e tepërt e qimeve që zakonisht bëhen të trasha dhe të errëta.
Nëna e saj Bukuri Akhtar, 27 vjeçare, ka thënë: “Vajza ime ka lindur me qime të trasha të zeza që dukeshin si lesh në të gjithë trupin e saj.
“Ne kemi kërkuar ndihmë nga disa mjekë por askush nuk mund ta marrë përsipër trajtimin e saj plotësisht. Tani, të paktën, qimet kanë ndaluar rritjen e mëtejshme.
Por vitin e kaluar, ndërkohë që ajo i afrohej pubertetit, nëna e saj vuri re se gjoksi i vajzës kishte filluar të zhvillohej shumë. Përfundimisht ajo u detyrua të mos shkojë në shkollë.
“E kuptova se ështe e natyrshme pasi vajza është në moshen e pubertetit, por zhvillimi i gjoksit të saj po shkon përtej normales, shpjegoi nëna e saj.
Burimi: Dailymail/http://shëndeti.com.al




