Qitro, i rrezikshëm apo jo për shëndetin? Ja çfarë thotë Shkolla e Harvardit

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

qitrJo të gjithë organizmat reagojnë njëlloj nga konsumimi i qitros, kështu që ata të cilët konsumojnë ilaçe, mund të jenë më të prekur nga të dhënat e këtij studimi.

Ekspertët thonë se sasia e nevojshme për t’u futur në trup është një gotë e vogël nga ky frut. Kjo për shkak se studimet tregojnë efekte të rrezikshme në organizëm që vijnë nga teprica e lëngut të qitros. Për më tepër, të hani një gjysmë qitro është më pak e rrezikshme se pirja e lëngut, pasi ai merr disa fruta për të bërë një gotë të vetme me lëng. Por për të qenë më të sigurt, konsultohuni me mjekun.

Sipas studimeve, qitro ndërpret procesin e shpërberjes së shumë lloj ilaçeve, përfshi barnat për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe kolesterinës së lartë. Përzierja e këtyre ilaçeve me qitron, në disa raste mund të shkaktojë mbidoza e në raste të tjera i bën pacientët të mos marrin dozën e mjaftueshme të ilaçeve për të cilat kanë nevojë.

Fruti i qitros mund të shkaktojë probleme edhe nëse ndërthurret me disa lloj ilaçesh kundër depresionit, aritmisë, alergjisë dhe hollimit ë gjakut.

Këshilla e mjekut është e domosdoshmen këtë rast sepse marrja e qitros në sasi të konsiderueshme, mund të bëhet shkak për probleme të rënda kur ky frut ndërthurret me ilaçe të gabuara.

Burimi: health.harvard.edu/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?