Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Ju me siguri keni dëgjuar për jetëgjatësinë e njerëzve në Japoni, gjë i cila i atribuohet stilit të tyre të jetesës dhe mënyrës së ushqyerit. Japonezët janë një popull që pavarësisht ndikimit të jetës moderne, ata vazhdojnë të përdorin recetat e vjetra në gatim dhe kanë thuajse të njëjtat zgjedhje ushqimore si më parë.
Ja disa nga sekretet e japonezëve në mënyrën e jetesës dhe të të ushqyerit:
Ushqimi përfshin gjithmonë fruta, perime, oriz, sojë dhe peshk: një vakt japonez fillon me një tas supe Miso, peshk të pjekur në zgarë, perime të pjekura dhe oriz në avull.
Pinë çdo ditë çaj jeshil dhe ëmbëlsirat e tyre janë frutat.
Sasia e ushqimit: japonezët e shërbejnë gjithmonë ushqimin në porcione të vogla. Sipas japonezëve, çdo person duhet ta hajë ushqimin ngadalë dhe ta shijojë ushqimin.
Bëjnë gatime të lehta: mënyrat e përgatitjes së ushqimeve të tyre janë avulli, zierja, zgara dhe pjekja. Ata nuk përdorin thuajse asnjëherë ushqime të skuqura.
Orizi në vend të bukës: në vend të bukës, japonezët përdorin oriz në çdo vakt. Ata e gatuajnë orizin e bardhë në avull.
Mëngjesi fillon me supë: supa Miso është supa e tyre tradicionale, ajo është e pasur me probiotikë dhe konsumohet që në mëngjes.
Gratë japoneze për vite me rradhë kanë përdorur ujin e orizit për të larë dhe pastruar fytyrën, prandaj lëkura e tyre është aq e shëndritshme dhe pa probleme.
Burimi: Choose Healthy Life


