Ja një mënyrë efikase për të eliminuar pesticidet nga frutat dhe zarzavatet!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta         

pestiNëse mendoni se ushqimet tuaja kanë pesticide, mund të përdorni një nga mënyrat e mëposhtme për t’i larguar ato.

Mënyra më e thjeshtë është larja me ujë. Veçanërisht kur uji është i rrjedhshëm dhe me kripë, pastrimi i tyre shkon deri në masën 80% nga pesticidet. Larja me ujë të ngrohtë e rrit këtë përqindje edhe më shumë.

Larja me sodë buke është nëj mënyrë e mirë gjithashtu! Uj i përzier me sodë buke është një tjetër mënyrë efektive për pastrimin e tyre. 1 lugë sodë në një litër ujë është e mjaftueshme. Në këtë rast, frutat ose zarzavatet lihen rreth 15 minuta te zhytura në këtë ujë.

Uji me uthull është gjithashtu një ide shumë efikase. Në një tretësirë ujë me uthull ne raportin 1 me 2, frutat dhe zarzavatet mund t’i lini për rreth 30 minuta. Me pas lajini me ujë dhe pastrojini mirë me ndihmën e një furçe.

Gjithashtu duke qëruar lëkurën e tyre, mund të largoni një pjesë të madhe nga pesticidet e frutave dhe zarzavateve.

Burimi:tophealthycenter/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës