Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Beteja për humbjen e kileve mund të jetë mjaft sfiduese dhe e vështirë. Edhe pse aktiviteti fizik dhe regjimi i shëndetshëm janë të rëndësishme kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, ka një mënyrë të thjeshtë për ta bërë këtë procedurë shumë më të lehtë.
Në fakt, nëpërmjet kësaj mënyre, gjithashtu mund të përshpejtoni tretjen dhe të parandaloni fryrjen, e cila stimulon humbje peshe të shëndetshme.
Përbërësit që ju duhen:
- Ujë
- limon
- Një tufë majdanoz ose koriandër
Udhëzime:
Shtrydhni limonin
Lani majdanozin dhe grimcojeni
Hidhni ujë në një gotë, shtoni majdanoz lëng limoni, dhe përziejeni mirë
Përdorimi:
Konsumojeni këtë pije për 5 ditë rresht. Nuk duhet të hani asgjë para se ta konsumoni atë në mënyrë që të thithet si duhet nga organizmi. Pas ciklit të parë, ndaloni për disa ditë dhe vazhdoni me konsumin për pesë ditë të tjera.
Si funksionon?
Kjo pije eliminon ujin e tepërt nga trupi e cila është dhe arsyeja që shkakton fryrjen. Ajo gjithashtu zvogëlon oreksin, përmirëson tretjen, shkrin yndyrën, dhe ju ndihmon të dukeni më të hollë. Kombinimi i kësaj pije me regjim, ushqim të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik jep rezultate të mahnitshme.
Burimi: beestweightlosss/http://shëndeti.com.al


