Çfarë sëmundje kurojnë luleshtrydhet!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

leleshtShkencëtarët dhe studiuesit në rrjedhën e shekujve kanë hartuar dhe vazhdojnë të hartojnë rregulla e këshilla të nevojshme për mirëqenien e njeriut. Shpesh këshillat e bazuara në receta apo ushqime natyrale janë ato më të përdorura nga njerëzit të cilët janë lodhur me konsumimin e ilaçeve dhe përballjen me efektet anësore që ato lenë pas. Duke qënë se jemi në stinën e pranverës, prodhimet e stinës rezultojnë të jenë tepër efektive kur vjen fjala për kurimin e sëmundjeve, e për promovimin e shëndetit të mirë. Një nga këto fruta është edhe luleshtrydhja e cila përveçse e shijshme dhe e preferuar nga pjesa më e madhe e njerëzve, është gjithashtu tepër efektive në kurimin e osteoporozës.

Osteoporoza shfaqet tek një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në botë dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë i kortikosteroideve. Pikërisht për këtë arsye mjeket rekomandojnë ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K që është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave.

Burimi: healthyfoodhouse/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit