Investigimi i gazetës “Shëndet+”, pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”

Blertina Koka / Shëndet+

Investigimi i bërë nga gazeta “Shëndet+” në lidhje me ankesat e pacientëve për shërbimet që ofrojnë spitalet private (të financuara nga shteti) është bërë edhe pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.

“Drejtori i Portokallisë” ka ironizuar partneritetin publik-privat dhe shërbimet që ofrojnë këto spitale për pacientët, më saktësisht për shërbimin e dializës, problem ky i ngritur nga gazeta “Shëndet+” pas ankesave të shumta të ardhura në redaksinë e kësaj gazete.

Aktorët e spektaklit të humorit janë ndalur tek ankesat e pacientëve për mungesën e shërbimit të lavanderisë (pacientët janë të detyruar të marrin batanije dhe çarçafë me vete), mungesën e shtretërve (ndodh që pacientët ta marrin dializën edhe në një poltron dentisti) dhe mënyrën se si spitalet private bëjnë diferencime mes pacientëve të tyre dhe atyre që shkojnë nga shteti. Fajin për këtë, sipas “drejtorit të portokallisë”, e kanë 5 P-të: Partneritet, Publik, Privat, Peqja (që bën marrëveshjet) dhe P**dhu.

Për më tepër ndiqni videon!

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)