Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Flluskat që formohen kur ju vrasin këpucët janë të dhimbshme dhe shumë të bezdisshme. Këto flluska formojnë një formë lëngu të hollë në brendësi të tyre, i cili duhet nxjerrë jashtë me anë të një gjilpëre të vogël të sterilizuar.
Ja disa mëynyra që mundësojnë shërimin e këtyre plagëve të vogla dhe reduktojnë dhimbjet:
Aloe Vera: kjo bimë do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer për të trajtuar këto raste. Ajo ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe për pasojë zvogëlon skuqjen dhe inflamacionin. Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit që mbart, Aloe Vera hidraton zonën e vrarë dhe përshpejton proçesin e shërimit. Aplikoni xhelin e Aloe Veras mbi plagë dhe mbajeni derisa të thahet. Shpëlajini këmbët me ujë të vakët.
Çaj jeshil ose i zi: të dy këto lloje çajrash kanë veti anti-inflamatore. Valoni disa gjethe çaji për disa minuta dhe me anë të një pambuku lyeni zonat e vrara. Mbajeni pambukun në këto zona për 15 minuta. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në ditë.
Pastë dhëmbësh: pasta e dhëmbëve përmban sodë buke dhe mente dhe është shumë efektive në trajtimin e këtyre plagëve të vogla. Merrni pak pastë dhëmbësh dhe lyeni zonën e vrarë. Mbajeni për 1 orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Pasta e dhëmbëve do të përthajë plagët, do të reduktojë kruajtjet dhe do të mundësojë shërimin e shpejtë të tyre.
Burimi: Step to Health


