Përshtati në shqip për gazetën”Shëndet+”: Blertina Koka
Shkencëtarët kanë zbuluar se medikamentet aktuale mund të ndalin përhapjen e qelizave kancerogjene në trup. Gjatë lëvizjes nëpër trup, qelizat kancerogjene harxhojnë lëndët ushqyese dhe oksigjenin, të cilët çojnë në përhapjen e shpejtë të kancerit.
Kjo do të thotë se këto qeliza ose duhet të largohen nga tumori dhe të pushtojnë pjesët e tjera të trupit, ose të vdesin. Rreth 90% e vdekjeve nga kanceri shkaktohen pasi qelizat kancerogjene fillojnë të përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Kërkuesit shkencorë nga Instituti Ndërkombëtar i Kancerit në SHBA kanë zbuluar një pjesë kyçe të procesit që mundëson lëvizjen e qelizave në trup, dhe kanë arritur të ndalojnë funksionimin e saj në testimet laboratorike.
Ata i injektuan qelizat kancerogjene, të trajtuara në laborator, në gjoksin e minjve femra, dhe panë që ato ktheheshin në tumor, por nuk përhapeshin në mushkëri, mëlçi ose kocka. Autorja kryesore e studimit, profesoresha Kay MacLeod, nga Departamenti për Hulumtimin e Kancerit në Universitetin e Çikagos, tregon se shkencëtarët kanë vendosur të zbulojnë se çfarë do të ndodhte nëse ata do të ndalonin procesin e quajtur “autofagi” në qelizat kancerogjene.
Ky proces luan një rol mbrojtës tek qelizat kancerogjene, largon materialin e dëmtuar dhe proteinat e deformuara, duke eliminuar patogjenët dhe luftuar kancerin.
Por, kur gjenet e lidhura me këtë proces mbeten në qelizat kancerogjene, ai pengon lëvizjen e tyre.
Qelizat kancerogjene lëvizin duke shtyrë përpara “ngjitësin” e proteinës, kanë zbuluar shkencëtarët. Pasi qeliza përçon ngjitësin, proteina fillon të zbërthehet dhe tretet nga procesi “autofagi”. Por nëse ky proces pengohet, atëherë ngjitësi mbrapa vazhdon i pa përçarë.
“Me pak fjalë, në mungesë të procesit ‘autofagi’, qelizat kancerogjene nuk mund të përhapen në trup. Prandaj mendojmë se parandalimi i këtij procesi pengon metastazën tumorale”, u shpreh prof. MacLeod.
Sipas saj, parandalimi i këtij procesi mund të jetë një mënyrë efikase për të ndaluar përhapjen e kancerit ose metastazës tek trupi i pacientit.
Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/


