Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Të gjithë kemi dëgjuar për vetitë e mrekullueshme të qershive, por pak janë të vetëdijshëm për të mirat shëndetësore që vijnë nga gjethet e qershive. Ato mund të konsumohen në formë çaji dhe janë të pakrahasueshme kundër dëmtimit të mëlçisë.
Një lugë me gjethe qershie të thara e të imtësuara të vishnjave vendoseni në enë dhe i derdhni tre gota birrë të ngrohtë. Këtë përzierje e vloni shumë, e më pas e lini në sobë (në temperaturë të ulët) për 30 – 40 minuta. Kur të jetë ftohur, kullojeni dhe konsumoni nga dy lugë, tre herë në ditë pas ushqimit. Ky ilaç ndikon në shërimin e mëlçisë.
Një tjetër mënyrë është të imtësoni dhjetë gjethe të thara qershi dhe i lini në enë, duke shtuar edhe 300 mililitra ujë. Vloni çajin për 30 minuta. Pini një të katërtën e gotës me çaj tre herë në ditë.
Burimi: healthyfood/shëndeti.com.al


