Ja si të pastroni rrugët e frymëmarrjes me këtë metodë fantastike!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

rruget e frymemarrjesKjo është një recetë e vjetër e përdorur për shekuj me rradhë e cila ju ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes duke ju lehtësuar nga problemet me kollën apo me ngjirjen e zërit. Kjo recetë ështrë e thjeshtë për t’u përgatitur, por efikasiteti i saj tejkalon madje edhe efektet e antibiotikëve.

Ju nevojiten 20- 25 sytha të rinj, që dalin në pishë gjatë pranverës, në majë të degëve,  1 limon i grirë imët, si dhe gjysmë kilogrami mjaltë.

Përbërësit i rendisim në kavanoz, duke filluar nga sythat e pishës, limonin dhe mjaltin, derisa të mbushet kavanozi. E mbyllim kavanozin mirë dhe e lëmë në një vend të ekspozuar ndaj dritës, të qëndrojë 40 ditë. Herë pas here e rrotullojmë kavanozin, në mënyrë që përbërësit të përzihen mirë. Pas 40 ditësh e kullojmë pjesën e lëngshme, hedhim mbetjet e pishës dhe limonit dhe mjaltin e përfituar e ruajmë në frigorifer. Përdoret sa herë të ndieni shqetësime me frymëmarrjen, kollën, zërin. Rekomandohet një lugë çaji 2 herë në ditë.

Burimi: Healthyfoodhouse/http://shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit