Ja gjërat që s’duhet t’i mbani asnjëherë në banjo

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Banjo është “qendra” e rutinës së mëngjesit, por sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Harvardit, thuhej se disa produkte do të ishte mirë mos t’i mbanit në banjo sepse mund të jenë të ekspozuara ndaj baktereve dhe toksinave të dëmshme. Ja cilat janë këto produkte:

banjoFurça e dhëmbëve: megjithëse furça e dhëmbëve është produkti që të gjithë e mbajnë në banjo, nuk duhet të ndodhë më kështu. Sipas studimit në një furçe dhëmbësh të lënë në banjo mund të gjenden rreth 60% lloje mikrobesh dhe bakteresh. Duhet të dini se as mbulesa e furçës nuk është e sigurtë sepse ajo ndihmon në akumulim më të madh të baktereve për shkak se nuk e lejon furçën të thahet.

Pilulat e kontrollit të lindjes: nxehtësia dhe lagështia në banjo i bën këto pilula ta humbasin qëllimin e tyre. Këto pilula duhet të mbahen në një vend të thatë dhe të freskët, që nuk ka luhatje të shpeshta temperature.

Brisqet e rrojës: mjesisi i lagësht çon në ndryshkjen e këtyre produkteve. Nëse doni t’i rani në banjo mbajini brisqet të mbyllura në një kuti hermetike.

Produktet kozmetike dhe furçat e make-upit: luhatja e temperaturës në banjo i prish produktet kozmetike. Ndërsa furçet e make-upit janë të ekspozuara ndaj baketreve në këtë mjedis. Lagështira i ndihmon bakteret të lulëzojnë sidomos në furça.

Parfumin: nëse parfumi lihet në banjo ai e ndryshon aromën e tij. Avulli i dushit dhe lagështira çojnë edhe avullimin e tij.

Burimi: Prevention

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë