Aktori i njohur tregon historinë e tij me diabetin: “Jam treguar krejtësisht idiot”

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Tom Hanks

“Jam treguar krejtësisht idiot!”, kështu e fajëson veten aktori i njohur Tom Hanks, pasi ka ndjekur një dietë jo të shëndetshme kur ishte i ri dhe tani vuan nga diabeti. Fituesi i Oskarit, 59 vjeç, zbuloi në vitin 2013 se është diagnostifikuar me diabetin e tipit 2.

“Jam pjesë e gjeneratës amerikane të dembelëve, pasi kam qenë i fiksuar pas festave deri natën vonë, dhe tani e gjej veten të sëmurë”.

“Kam qenë i shëndoshë. Më keni parë nëpër filma, e dini si kam qenë. Kam qenë krejtësisht një idiot”.

Megjithatë Hanks ka besim që mund të luftojë sëmundjen. “Doktori thotë se, nëse unë mund të arrijë një peshë normale, nuk do të kem më diabet të tipit 2”, shprehet ai.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës