Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Kur është fjala për erëzat dhe bimët, nuk duhet të surprizohemi më lidhur me efektet e tyre në shëndet dhe bukuri. Ato janë përdorur para shumë vitesh, kur maskat e bukurisë apo barnat për kurimin e sëmundjeve ishin inekzistene dhe në fakt kanë rezultuar të mrekullueshme. Kjo bimë, bën pjesë në familjen Lamiaceae. Borziloku është një bimë barishtore njëvjeçare, që kultivohet kryesisht si bimë aromatike. Për aromën e tij karakteristike dhe të mprehtë, borziloku përdoret gjerësisht në kuzhinën mesdhetare dhe të Azisë Jug-lindore.
Borziloku është një bimë shumë e dashur për kuzhinën mesdhetare është e pasur me vitamina të vlefshme, minerale dhe është një antioksidant i fuqishëm, që është në gjendje për të mbrojtur trupin nga plakja, duke ndihmuar qelizat tona në luftën kundër radikaleve të lira.
Vetitë e tij nuk mbarojnë këtu. Disa studime kanë nxjerrë në pah edhe cilësitë anti-inflamatore dhe antibakteriale të borzilokut, baktere të cilat me kalimin e viteve kanë shfaqur rezistencë ndaj antibiotikëve. Kjo bimë gjithashtu lehtëson tretjen dhe ndihmon stomakun në funksionet e tij.
Të lashtët e kanë konsideruar si bimë “të shenjtë”, kjo për faktin se mund të ndikojë pozitivisht në mendjen dhe shpirtin duke ju sjellë lumturi. Në fakt, ngjyra dhe aroma e borzilokut kanë tendencë për të sjellë një humor të mire, nuk është rastësi që përdoret në Aromaterapi vaji esencial i borzilokut, si një forcues i sistemit nervor, për të sjellë qartësi në mendje dhe për të rifituar ekuilibrin emocional dhe psikologjik.
Burimi: healthyfood/https://shendeti.com.al


