Bën testin antidoping, diagnostifikohet me tumor

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Marco Russ

Shokohet Eintracht Frankfurt. Kapiteni i skuadrës, Marco Russ, u diagnostifikua me tumor pas një kontrolli rutinë në testet antidoping. Ky lajm është bërë i ditur të enjten nga klubi gjerman.

Në testin e parë antidoping, futbollisti doli me nivele të larta të hormoneve të rritjes dhe, pasi kreu edhe njëherë një kontroll nga agjencia gjermane antidoping, rezultoi se këto nivele ishin rritur për shkak të sëmundjes dhe jo sepse futbollisti kishte përdorur substanca të ndaluara.

Russ iu nënshtrua ekzaminimeve të tjera mjekësore, nga ku rezultoi se kishte tumor. Pavarësisht sëmundjes, futbollisti ka marrë lejen e mjekëve që të vazhdojë të luajë.

Burimi: Mirror.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës