FDA aprovon një ilaç të ri për të trajtuar kancerin e fshikëzës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

FDA

Një ilaç i ri për të trajtuar kancerin e fshikëzës së urinës është aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) të mërkurën. Bëhet fjalë për ilaçin Tecentriq (atezolizumab) që trajton një nga llojet më të zakonshme të kancerit të fshikëzës së urinës, tumorin urotherial. Ky tumor shfaqet tek sistemi i traktit urinar dhe prek fshikëzën e urinës dhe organe afër tij.

Ilaçi është i pari në grupin e medikamenteve PD-1/PD-L1 të aprovuara nga FDA për të trajtuar këtë lloj kanceri. FDA ka kryer teste klinike tek më shumë se 300 pacientë para se ta aprovojë përdorimin e këtij ilaçi.

Gjatë këtyre testeve, u shfaqën disa efekte anësore tek pacientët, si lodhje, mungesë oreksi, të përziera, infeksion të traktit urinar, temperaturë dhe kapsllëk.

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë