Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Cikli menstrual është një funksion i domosdoshëm dhe normal në trupin e një femre. Ai mund të zgjasë nga 3 deri në 7 ditë, dhe nëse zgjat më shumë se aq, atëherë mund të jetë një arsye për të vizituar mjekun.
Gjatë ciklit menstrual, ka raste që shfaqen simptoma në dukje të rrezikshme, por që në fakt janë normale. Si ta kuptoni nëse është një dukuri normale ose është koha që të vizitoheni doktorin? Sipas gjinekologes Nancy Herta, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse vini re këto shenja gjatë ciklit menstrual:
Mpiksje të shumtë të gjakut
Sigurisht që është e frikshme kur sheh gjak të mpiksur, por dr. Herta thotë nuk është asgjë për t’u shqetësuar “Zakonisht gjaku grumbullohet në vaginë dhe mpikset. Është krejt normale!” shpjegon ajo.
Menstruacionet ju ndalohen papritur
Kjo mund të ndodh për shkaqe të ndryshme, megjithatë sipas dr. Herta, ndodh kryesisht për faktin që nuk ka ndodhur ovulimi në atë cikël. “Sapo të ndodh ky proces, menstruacionet do të vijnë normalisht” shpjegon ajo. “Nuk është për t’u shqetësuar”, thotë dr. Herta, është “krejtësisht normale”.
Një rrjedhje e papritur në momentin që ngriheni
“Nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë shtrirë ose ulur, gjaku është grumbulluar në vaginë dhe në momentin që çoheni, ai do të dalë normalisht”, shpjegon dr. Herta.
Aromë e keqe
Një nga pjesët më bezdisëse gjatë ciklit menstrual. Por për ta shmangur sa më shumë, mundohuni t’i ndërroni pecetat intime ose tamponët sa më shpesh.
Burimi: Glamour / https://shendeti.com.al/


