Ekspertët: Harrojini rrobat kur flini gjumë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shumica prej nesh flemë me pizhame në dimër dhe me të brendshme gjatë netëve të nxehta të verës. Por, shumë pak e dinë se ata i bëjnë keq shëndetit.gjume

Studimet tregojnë se të veshurit e të brendshmeve në shtrat dëmton shëndetin, duke rritur mundësitë për infeksione tek femrat dhe sterilitetit tek meshkujt. Sipas ekspertëve, është më mirë që të flemë pa të brendshme gjatë natës për të shmangur infeksionet.

Nëse do i mbani veshur, do të grumbullohen baktere në trup, sidomos nëse bëheni me djersë. Meshkujt sidomos është mirë që të mos i veshin të brendshmet, pasi mund të ndikojë në pjellorinë.

Dr. Alyssa Dweck, që punon në fushën e gjinekologjisë për disa spitale dhe qendra shëndetësore në Nju Jork, ka shkruar së fundmi për këtë temë.

“I këshilloj shpesh pacientët e mi që të flenë pa të brendshme” tregon ajo.

“Nëse pjesët intime janë vazhdimisht të mbuluara, sidomos nga material që s’lejon ajrosjen, mblidhen baktere, të cilat shkaktojnë acarime dhe infeksion në lëkurë. Ndërsa tek meshkujt ndodh diçka tjetër. Kur të brendshmet janë të ngushta ato reduktojnë sasinë e spermës të prodhuar, duke ulur shanset e fertilitetit” shpjegon ajo.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?