Akullorja që qetëson dhimbjet e kokës pas alkoolit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

akullore

Koreano-jugorët, konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në Azi, mund të lehtësojnë tani dhimbjet e kokës me një akullore. Një rrjet dyqanesh ka hedhur ne treg “Gyeondyo-bar”, e para akullore e krijuar me qëllim eliminimin e pasojave të alkoolit.

Konsumi i tij, sidomos në grup mes kolegëve të punës, është biznes i madh në Korenë e Jugut, ashtu siç janë dhe kurat për dhimbjet e kokës nga të pirët, që gjenerojnë rreth 126 miliardë dollarë në vit, duke filluar nga medikamentet dhe pijet jo-alkoolike deri tek produktet kozmetike për femrat që duan të duken mirë edhe pas një nate teprimi.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2014, koreano-jugorët konsumojnë 12,3 litra alkool në vit.

Akullorja me shije grejpfruti përmban 0.7% lëng nga e ashtuquajtura “pemë orientale stafidheje”, element ky i gjendur në një përmbledhje koreane recetash të shekullit të XVII, e që përfshihet edhe në disa pije vendase kundër pasojave të alkoolit.

Një artikull i botuar në vitin 2012 tek “Journal of Neuroscience” zbuloi se ekstrakti i kësaj peme zvogëlon simptomat e dehjes tek minjtë.

Burimi: Reuters / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet