Pyet mjekun: Gjatë natës ndiej dhimbje shpuese në kurriz

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/ Facebook: Gazeta Shëndeti

Jam një zonjë 43 vjeçe. Punoj në zyrë, pra në një pozicion të detyruar për disa orë. Kam filluar të ndiej një dhimbje shpine, e cila më zgjon edhe gjatë natës. A mund të më këshilloni se çfarë mund të bëj në zyre pa dritareraste të tilla?

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” fizioterapisti Endrit Mone

Duhet thënë se kur dhimbja fillon e të zgjon natën, atëherë ajo është bërë vërtet problematike. Pra, duhet konsultë me mjekun pa vajtur deri në këtë gjendje. Në të tilla raste fillohet me korrigjimin e qëndrimit. Dy jastëkë poshtë këmbëve që të arrijmë sheshimin e lordozës lumbare. Është pozicioni më i rehatshëm në shumicën e rasteve. Gjithashtu, përdorimi i të ngrohtit ose të ftohtit në varësi të dhimbjes. Është i këshillueshëm ndonjë medikament, duke filluar që nga medikamentet që merren në rrugë orale nga ato të lehtat në rrugë orale, deri tek injeksionet (artrosilen). Gjithmonë ilaçet duhen marrë me sugjerimin e mjekut.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë