Pyet mjekun: Kam djalin me epilepsi, ç’bëhet në raste krize?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/ Facebook: Gazeta Shëndeti

Kam djalin me epilepsi. I frikësohem shumë momenteve kur bën kriza. Lutem, a mund të pyes një mjek se çfarë duhet të bëjmë në rast të një krize urgjente?

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjekja neurologe Brunilda Zllami

Kur kriza ndodh për herë të parë dhe është e gjeneralizuar ka një ndjesi paniku të jashtëzakonshëm. Pamja e personit që kalon krizë të gjeneralizuar për shumë perceptohet e frikshme dhe ndjesia është epilepsisikur ai po vdes.

Megjithatë në shumicën e rasteve krizat epileptike janë të shkurtra dhe të vetëkufizuara. Është e rëndësishme që në rast krize pacienti të kthehet në anë (që të lirohet nga sekrecionet), t’i vendoset diçka e butë si nënkresë (që të mos goditet).

Të çlirohet nga kravata apo rrobat e mbyllura ngushtë në qafë, të mos mbahet nga gjymtyrët ndërkohë që ka krizën, të mos qëllohet apo shkundet (“për ta kthyer në vete”), të mos i forcohet hapja e gojës dhe të mos i tërhiqet gjuha (ka shumë raste me dëmtime të gojës dhe gjuhës gjatë përpjekjeve për ta ruajtur gjuhën të mos “gëlltitet”).

Të largohen nga pacienti objektet e rrezikshme me të cilat mund të dëmtohet gjatë krizës, të monitorohet mënyra se si ndodh kriza dhe matet koha (sa kohë zgjat kriza). Pacienti të dërgohet menjëherë në spital nëse kriza zgjat apo ka kriza të njëpasnjëshme.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë