Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Dihet prej kohësh se një dietë e lartë në kripë është e rrezikshme për zemrën, duke rritur rrezikun e goditjeve në zemër dhe infarktit.
Por, një pohim dramatik, i bazuar në prova shkencore ka dëshmuar se e kundërta e mund të jetë po aq e rrezikshme.
Një studim global ka gjetur se, në kundërshtim me besimin e kaluar, dietat e ulëta në kripë nuk mund të jenë të dobishme për shëndetin. Përkundrazi, ato mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes, në krahasim me konsumin mesatar të kripës.
Studimi, i publikuar në revistën “Lancet reputacion”, u përball me një reagim të fortë të një eksperti i cili ka deklaruar ‘mosbesimin’ e tij, ndërsa të tjerët kanë qënë kritikë lidhur me metodat e studimit, duke vënë në pikëpyetje gjetjet e reja.
Hulumtimi është kryer nga hulumtuesit në Universitetin McMaster dhe Hamilton të Shkencave të Shëndetit.
Ata analizuan më shumë se 130.000 njerëz nga 49 vende, duke u fokusuar tek marrëdhënia mes natriumit (kripës) dhe vdekjes. Gjetjet e tyre treguan se pavarësisht nëse njerëzit kanë tension të lartë, konsumi i ulët i kripës është i lidhur me një numër më të lartë të goditjeve në zemër apo edhe vdekjet, në krahasim me konsumin mesatar.
Dr. Andreë Mente, autori kryesor, dhe profesor i epidemiologjisë klinike dhe Biostatistikës në Shkollën e Mjekësisë “Michael G. De Groote”, i konsideroi këto rezultate shumë të rëndësishme për ata që vuajnë presionin e lartë të gjakut.
Ai tha: “Edhe pse të dhënat tona theksojnë rëndësinë e reduktimit të konsumimit të lartë të kripës tek njerëzit me hipertension (presion i lartë i gjakut), kjo nuk mbështet reduktimin maksimal të futjes së kripës në organizëm.
Gjetjet tona këshillojnë së çdo i rritur nuk duhet të konsumojë as më shumë dhe as më pak se 6 g kripë çdo ditë, tha Mente për studimin.
Rrezik për shëndetin mund të jetë konsumimi i më pak se 3 gramë kripë në ditë, vijon ai.
Burimi: Dailymail.https://shendeti.com.al


