5 përbërës që balancojnë nivelin e aciditetit në trup  në vetëm 5 ditë!

Përgatiti për gazetën “Shendet+”: Elena Beta

aciditetAciditeti mund të shkaktojë shumë dëme në organizmin tuaj. Kur vjen puna për të detoksifikuar trupin për të balancuar nivelet e aciditetit, mjet i mirë për këtë proces janë edhe pijet detoksifikuese. Ja cilët janë 5 përbërësit që do të bëjnë mrekulli në vetëm 5 ditë.

Përbërësit:

Aloe Vera – konsiderohet si numri 1 për luftimin e inflamacionit.

Uthulla e Molles – e njohur për shumë përfitime shëndetësore në mesin e tyre edhe për eliminimin e puçrrave në  fytyrë, si dhe uljen e sheqerit në gjak.

Mjalti – lufton kundër infeksioneve fungale dhe për shkak të vetive antibakteriale, ai duhet të përfshihet në çdo lloj pije detoksifikuese.

Nenexhik dhe borzilok- nenexhiku është i mahnitshëm për sistemin e tretjes dhe njëhkohësisht një antibakterial i fuqishëm. Ndërkohë, borziloku është antibiotik, zbutës për muskujt e ngrira dhe anti-inflamator.

Limoni – një nga frutat më të dobishme në të gjithë botën, të pasura në vitaminë C, rrit metabolizmin dhe detoksifikon trupin.

Përgatitja: Merrni lëngun e një limoni -1 lugë çaji mjaltë -1 lugë çaji me aloe vera -1 lugë çaji uthull molle -borzilok dhe nenexhik si dhe 1 deri në 2 gota ujë. Përziejini të gjitha këto përbërës së bashku dhe konsumojeni pijen me stomak bosh para gjumit. Konsumojeni për 5 ditë këtë lëng të mrekullueshëm dhe do të shikoni efekte tepër pozitive.

Burimi: goodmorningcenter/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)