Harrojeni deodorantin! Ja cila është zgjidhja më e mirë për ata që djersijnë shumë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Blogerja e njohur për taktikat e saj natyrale sa i përket bukurisë së fundmi ka dhënë një tjetër këshillë lidhur me eliminimin e djersës. Ylli i Instagram-it, Farah Dhukai, i këshillon njerëzit që të zëvendësojnë deodorantin me limon të freskët. Ajo ka treguar në llogarinë e saj në Instagram si ta përdorni limonin si një deodorant natyral.

“Është shumë e vështirë të gjesh një deodorant që mban larg djersën dhe aromën e keqe gjatë gjithë ditës. Ky deodorant natyral jo vetëm që largon djersën, por më mban të freskët gjatë gjithë ditës”, shkruan ajo poshtë videos.

Në video ajo demonstron si ta aplikoni limonin tek sqetullat. Nuk duhet ta aplikoni asnjëherë limonin menjëherë pasi jeni depiluar, pasi do t’ju djegë shumë.

https://www.instagram.com/p/BFcvB6dI0Qh/

Videoja është pëlqyer dhe komentuar nga shumë përdorues të Instagram-it, ku disa e kanë quajtur atë “qesharake”, ndërsa të tjerë që e kanë provuar thonë se funksionon në të vërtetë.

“Një truk interesant, megjithatë mendoj se lëkura e limonit përmban shumë acid dhe mund t’jua bëjë lëkurën me njolla” shkroi një komentues.

Një tjetër shkruan “Kjo është shumë e vërtetë. Më ka mësuar mami që ta bëjë këtë gjë dhe funksionon në të vërtet”.

Përveçse vret bakteret në lëkurë, lëngu i limonit është gjithashtu i mirë për trajtimin e diarresë dhe të vjellave.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur