6 përdorime të mahnitshme medicinale të mjaltit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të përdorimeve të shumta të dobishme të tij. Nëse ai është i papërpunuar mund të trajtojë disa çështje shëndetësore pa pasur nevojë për medikamente:

perdorime medicinale te mjaltitDhimbjet e fytit: në një gotë ujë të ngrohtë hidhni një lugë gjelle mjaltë dhe pijeni. Uji me mjaltë është shumë efektiv në zbutjen e fytit dhe lehtësimin e dhimbjeve të tij.

Ilaç për kollën: përzieni 4 lugë lëng limoni me 8 lugë mjaltë. Konsumoni nga një lugë çaji të përzierjes çdo orë të ditës dhe kolla do të qetësohet.

Rënie në peshë: nëse doni të bini në peshë pini çdo mëngjes esëll një gotë ujë të ngrohtë me një lugë mjaltë dhe në lugë çaji kanellë.

Lehtëson bllokimin e sinuseve: përzieni dy lugë uthull molle me një lugë mjaltë dhe hidhini në një gotë me ujë të ngrohtë. Pijeni ngadalë lëngun e krijuar.

Detoksifikon: në në filxhan me çaj jeshil hidhni një lugë mjaltë. Ky çaj përveç se është detoksifikues shumë i mirë, do t’ju ndihmojë edhe në problemet me tretjen, kapsllëkun etj. Mjaltin mund ta shtoni në çdo lloj çaji.

Trajton të ftohurat: përzieni një lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë mjaltë, hidhini një një filxhan me çaj xhenxhefili dhe pijeni ngadalë. Ky është ilaçi më i mirë natyral për të ftohurën.

Burimi: Simptly Organic Life ORG

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit