Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Uthulla e mollës, kur është natyrale dhe e papërpunuar gjen përdorime të shumta në mjekësinë alternative për të kuruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme. Shumë njerëz e kanë përdorur uthullën e mollës që kohë më parë për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore, të tjerë e kanë përdorur atë për të rënë në peshë.
Uthulla e mollës ndihmon në problemet e tretjes dhe aktivizon bakteret e mira në zorrë.
Uthulla e mollës është e ngarkuar me acid acetik: Një studim i fundit i kryer në Japoni ka zbuluar se acidi acetik mund të ndihmojë në kontrollimin e presionit të lartë të gjakut dhe akumulimin e yndyrës.
Uthulla e mollës ka veti anti-kancerogjene: sipas një studimi të kryer nga një grup ekspertësh në Kinë, thuhet se uthulla e mollës është e aftë të parandalojë shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit.
Është dizinfektuese dhe vret bakteret e dëmshme: uthulla e mollës ka veti anti-bakteriale dhe anti-fungale. Ajo është e aftë të luftojë infeksionet maja apo bakteret e këqija në trup.
Ul nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare: uthulla e mollës përmban acide klorogjenike të cilat ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak.
Burimi: Health Digezt


