Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Është e rëndësishme të dihet se konsumimi i frutave dhe perimeve të përshtatshme në çdo stinë, është ilaçi munër 1 kundër sëmundjeve. Nëse frutat dhe perimet përkatëse, konsumohen në kohën e tyre ato mund t’ju japin vlerat e vërteta. Mango konsiderohet si mbreti i frutave por vlerat e tij të vërteta merren vetëm në sezonin e duhur. Përsa u përket perimeve më të rëndësishmet janë:
Lakra
Lakra është e përbërë nga një element bazë që quhet luteinë dhe është e pasur në shumë vitamina. Lakra nuk është e mirë vetëm për sytë, por sidomos për ata që duan të djegin kalori është opsioni më i mirë. Ajo që është përparësi me ngrënien e lakrës, është se mund të hani në sasi të mëdha, pas pasur frikë se mund të shtoni në peshë, përkundrazi, ju do të ndjeheni të ngopur dhe nuk do të vraponi pas ushqimeve tjera.
Spinaqi
Spinaqi është një nga ushqimet e para që duhet përdorur në pranverë. Ripërtërin gjakun si dhe përmirëson lëkurën dhe sytë. Përdoreni atë me tepricë në dietat tuaja ushqimore, qoftë në gjellë apo sallatë. Ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e sulmeve të papritura në zemër apo tru. Tek ne është shprehi që spinaqi të përdoret në përgatitjen e piteve, çka mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin tuaj, pasi ju me këtë rast konsumoni shumë brumëra. Prandaj spinaqin duhet ngrënë vetëm në ushqime tjera që nuk përfshijnë brumin.
Majdanozi
Majdanozi është i pasur në vitaminë C. Parandalon frymëmarrjen e vështirë. Përdorimi i majdanozit në sallatë është terapia më e mirë për ata që vuajnë nga gurët në veshka. Gjithashtu majdanozi ka vlera të veçanta pasi ndihmon në lehtësimin e stomakut dhe në një tretje të mirë. Mundohuni të përfshini majdanozin në të gjitha ushqimet që konsumoni, shkruan Zëri.
Borziloku
Borziloku përdoret shumë në sallata dhe supë. Kjo barishte është një antioksidant i mirë. Ai ndihmon në mbajtjen larg ndaj infeksioneve virale si dhe parandalimin e etheve. Përdorimi i borzilokut në gatime ndihmon dhe kundër astmës apo diabetit.
Burimi: Healthyfood/https://shendeti.com.al


