Si të elimininoni njollat e zeza me këtë ilaç natyral!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

mollaNjollat e zeza në lëkurë shkaktohen nga vitet e gjata të ekspozimit ndaj diellit. Shfaqja e njollave nga dielli në fytyrë dhe në lëkurë është një fenomen në rritje, sidomos te gratë, të çdo moshe,  madje edhe te fëmijët. Ndaj është shumë e rëndësishme që të qartësoheni në lidhje me këtë lloj problemi. Nëse shfaqen, janë shumë të vështira për t’u eliminuar plotësisht, por gjithsesi ju mund të bëni një zbehje të tyre nëpërmjet disa mënyrave natyrale të kurimit, ndërkohë duhet të keni parasysh edhe parandalimin ( përdorimi i kremit me filtra mbrojtës 50 edhe gjatë ditëve me shi)

Autor i librit “Quantum Paleo” – Dr. Doug Willen rekomandon përdorimin e dy përbërësve bazë për eleminimin e këtyre njollave.

  • Uthull molle
  • Lëng qepë

Udhëzime:

Vendosni qepët e freskëta në blender, derisa të bëhen pure. Pastaj shtoni uthullin dhe përziejini mirë.

Nëpërmjet një top pambuku, mund të aplikoni përzierjen në zonat ku keni njolla të zeza, në mbrëmje para gjumit. Bëjeni këtë proces të paktën tri herë në javë për dy javë.

Ngjyra e njollave do të zbehet gradualisht në tonin natyral të lëkurës tuaj .

Burimi: healthyfoodstar/http://https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet