Si ta kuptoj nëse jam me alergji?

mira

Jam Klaudia 28 vjeçe dhe doja të pyesja se si mund ta kuptoj që jam me alergji. Nuk ndihem mirë nga koha e lagësh dhe nga pluhurat, kafshët dhe polenet? Kam shumë teshtima kruajtje të laringut,syve dhe veshëve dhe bllokim të hundëve. Çfarë medikamentesh rekomandoni?

Klaudia për problemin tënd kemi pyetur mjeken Alergologe, Mira Xhixha, në poliklinikën Qendrore.

Simptomat që ankoni janë të një alergjie të vendosur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, hundët grykët, por edhe te syve , zakonisht me shpesh kjo alergji shkaktohet nga polenet të cilat janë me të shtuara në numër në këtë stinë se sa në stinët e tjera të vitit. Në shumë raste mund të ngacmohen dhe të rëndohen edhe nga ekspozim nga pluhurat, ndryshimet e lagështirës në ajër, tymi i duhanit etj. Medikamente për alergji të ndryshme egzistojnë dhe janë shumë të efekshme, por do ju rekomandoja që këto medikamente t’iu jepen pas një konsulte apo vizitë të specializuar nga mjeku alergolog.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës