Trajtoi kancerin e lëkurës me kura alternative, ja çfarë i ndodhi pacientes

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

paciente

Një grua ka përfunduar me një vrimë të madhe në hundë pasi përdori një trajtim alternativ për të kuruar kancerin në lëkurë. Ajo kishte aplikuar një balsam të zi (një pomadë që djeg dhe shkatërron indet e lëkurës) në pjesën  e fytyrës.

Balsami filloi t’i gërryejë lëkurën brenda pak ditësh pasi e aplikoi në fytyrë. Tani asaj i është formuar një vrimë e madhe në hundë dhe ballë. Ky balsam është përdorur në fillim të viteve 1900 për të trajtuar kancerin e lëkurës.

Federata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e ka listuar këtë ilaç si një “trajtim fals i kancerit” dhe është përpjekur gjithmonë që ta ndalojë përdorimin e tij.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm