Ju lutem, më ndihmoni me ndonjë këshillë se çfarë të përdor ndonjë pije popullore, sepse kam babin sëmurë. I ka thënë doktori që ke shumë probleme me mëlçinë.
Përgjigjet mjekja gastrohepatologe, Esmeralda Runa
Për rastin e personit i cili ka probleme me mëlçinë, do ta këshilloja që të përdorë çikoret (lakrat e egra). Përdorimi i tyre është shumë i thjeshtë. Çikoret zihen ose bëhen sallatë dhe u pi lëngun, një lëng jeshil që lëshojnë. Gjithashtu e mirë është gjiza pa kripë, si dhe vaji i ullirit. Këto ushqime unë do t’i këshilloja për të gjithë njerëzit që kanë çfarëdo problemi me mëlçinë.


