Pilula e rinisë së përjetshme, brenda dy viteve

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Brenda dy viteve do të jetë e disponueshme një pilulë që do të parandalojë sëmundjet që vijnë me kalimin e moshës. Kjo pilulë është e tejmbushur me vitamina dhe minerale dhe do të mund të merret si një suplement i dietës.pilula e rinise

Testimet e para të formulës, që përmban vitaminë B, C dhe D, acide folike dhe ekstraktin e çaji jeshil, kanë qenë të jashtëzakonshme. Shkencëtarët mendojnë se një ditë kjo pilulë do të ngadalësojë progresin e sëmundjeve të rënda të trurit, si skleroza dhe Parkinsoni.

Një seri studimesh të publikuara dekadën e fundit kanë treguar përfitimet e kësaj pilule tek minjtë. Suplementi përmirësoi shikimin e minjve, së bashku me balancimin dhe aktivitetin motor. U pa se u përmirësua madje edhe nuhatja e tyre, humbja e të cilës lidhet me sëmundjet neurologjike.

Shkencëtarët shpresojnë që përzierja e këtyre ilaçeve të parandalojë dhe të rikthejë humbjen e neuroneve tek pacientët që vuajnë nga çrregullime nervore, si sëmundja e alcajmerit, parkinsonit etj.

Studimi është publikuar tek revista “Environmental and Molecular Mutagenesis”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra