Toleranca fetare, mekanizmi për të ndaluar ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes

Elena Beta, gazeta “Shëndet+”

carshia 7“Toleranca fetare dhe ndikimi i medias si mekanizëm për parandalimin e ekstremizmit”, ishte tema e radhës që mblodhi në Gjakovë, në një trajnim 3 –ditor, 20 të rinj nga Kosova, 20 të rinj nga Shqipëria, përfaqësues të shoqërisë civile, sociologë, përfaqësues të feve, gazetarë, si edhe delegatë nga të dyja qeveritë.

Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, në kuadër të zbatimit të  kalendarit te aktiviteteve te perbashketa mes dy shteteve, si dhe marreveshjes ne fushen e rinisë  mes 2 mninistrive.

carshia 3“Qëllimi  kryesor i këtij kampi, ështe vetëdijesimi i të rinjve në parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe ndalimin e ekstremizmit në shoqërinë tonë. Ky aktivitet organizohet në bazë të marrëveshjes ndërshtëtrore mes dy vendeve, Kosovë – Shqipëri, e cila ka të bëjë me sektorin e rinisë dhe shkëmbimin e pervojave të të rinjve, sidomos në tolerancën ndërfetare, pasi ne si shqiptarë i takojme të tri besimëve fetare”, u shpreh Xhevat Bajrami, Drejtori i departamentit të Rinisë së Kosovës gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

I pranishëm ishte edhe panelisti Xhabir Hamiti, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili u shpreh i kënaqur për temën e zgjedhur për t’u diskutuar, duke theksuar se në emër Zotit nuk duhet gënjyer askush.

carshia 9Don Mikel Sopi, përfaqësues i kishës katolike  nga ana tjetër, tha se bota kurrë nuk ka qënë kaq e varfër në dashuri dhe tolerancë duke u bërë thirrje të gjithëve të mirëkuptohen më shumë mes tyre. Ai i cilësoi marrëdhëniet ndërfetare si një klimë të ngrohtë vllazërie, si dhe çelësin për një botë të paqtë e cila sipas tij qëndronte në zbutjen e raportit dhe mirëkuptimit midis njerëzve. Ç’do njeri duhet ta pranojë me mirëkuptim tjetrin dhe angazhimi i shoqërisë civile, qeverisë dhe medias është i rëndësishëm në këtë proces, përfundoi Sopi.

carshia 2Prezenca e gazetarëve Dukagjin Gurani, Berat Buzhala, Visar Duriqi, si dhe sociologut  Ardian Gola, ditën e dytë të trajnimit, i dhanë një frymë diskutimi dhe debati të hapur tavolinës së rrumbullakët,  duke nxitur pjesëmarrësit të sjellin shembuj konkretë nga jeta e përditshme dhe të shprehin hapur mendimet e tyre lidhur me këtë temë aktuale dhe të prekshme në përditshmërinë e gjithsecilit prej të pranishmëve. “Mediave u është vënë një faj që nuk e kanë, pasi roli i medias në indoktrinim mund të them se është minimal”, tha Buzhala për të pranishmit duke mbrojtur tezën e tij se media ndikon pozitivisht në luftimin e ekstremizmit pavarësisht çfarë thuhet nga kundërshtarët…

guri“Ky trajnim ishte një përvojë interesante, ndonëse në rolin e moderatorit të debatit, pata rastin të absorboj njohuri të reja mbi çështjet e diskutuara nga panelistët e ftuar. Përveç, aspektit profesional, pata fatin të takoj njerëz të rinj me potencial të mahnitshëm dhe të zgjeroj rrjetin e miqve, me bindje të plotë që jo shumë vonë nga ky kamp do të kemi rastin të takohemi sërish në përvoja të reja. Përsa i përket pritshmërive të mija rreth rezultateve të kampit, mund të them se ishte i mirë-organizuar, me panelistë të qëlluar, me tematikën tejet aktuale dhe të rinjtë ishin tepër entuziastë për të debatuar”.- tha për gazetën “Shëndet+”, Besnik Avdiaj, Student i Universitetit të Prishtinës si dhe pjesë e shoqërisë cilile prej disa vitesh.

No Hate 4Rina Plaku, pjesëmarrëse nga Shqipëria si dhe pjesë e “Lidershipit  të të Rinjve të Tiranës”, u shpreh se ishte ekspereiencë e bukur të shihje se si bashkëjetesa fetare shtrihet përtej kufijve, të dëgjoje të rinj nga fusha dhe profesione të ndryshme të cilët ju përkisnin besimeve të ndryshme fetare, se si respektonin veten dhe miqtë e tyre duke debatuar në mënyrën më paqësore të mundshme. Kjo pra është gjuha e debatit që do të donim të shikonim edhe në emisione apo në përditshmëri, vijoi Plaku.

“Kjo temë është absolutisht një aktualitet, rreziku me të cilin përballen të rinjtë  mund të çojë deri në ekstremizëm, prandaj tema të tilla duhet të trajtohen gjithmonë nëpër trajnime, tavolina të rrumbullakta, apo konferenca, në mënyrë që të realizohet përçimi sa më i mirë i tyre tek fokus grupet apo organizatat që çdonjëri nga pjesëmarrësit përfaqëson”, tha në përmbyllje të ditës së fundit të trajnimit, Z. Faton Peci, përfaqësues i MKRS  për të vijuar më tej bashkë me Znj. Jehona Roka, përfaqësuese e Koordinimit të Politikave Rinore pranë MMSR, me shpërndarjen e certifikatave që dëshmuan pjesëmarjen e suksesshme 3 ditore në këtë trajnim për të gjithë pjesëmarrësit.

berat buzhalaNën orët e gjata të diskutimeve, miqësive të lindura, shkëmbimit të eksperiencave mes pjesëmarrësve, njohurive të reja, përfundoi me sukses edhe ky trajnim, i fokusuar jo pa qëllim në këtë temë aktuale që çdo ditë e më shumë bën të rinjtë të bien pre e gjuhës së urrejtjes dhe ekstremizmit në Shqipëri dhe në të gjithë botën, duke dëshmuar edhe një herë suksesin e bashkëpunimit mes 2 qeverive në fushën e rinisë..

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse