A është mirë që fëmijës suaj t’i jepni shumë vëllezër dhe motra?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Ekspertët e marrëdhënieve familjare sugjerojnë shpesh “madhësinë ideale” të familjes, por deri më sot nuk ka rezultuar me sukses. Çdo plejadë familjare ka avantazhet dhe disavantazhet e saj. Sipas psikologëve ekzistojnë disa avantazhe dhe disavantazhe i të qënurit fëmijë i vetëm apo i të pasurit shumë vëllezër e motra.

familje e madheNjë familje e madhe që ka 4 apo më shumë fëmijë siguron aftësi sociale më të mira për fëmijët. Fëmijët në këto familje mësojnë të tolerojnë gabimet dhe shpesh herë të bëjnë kompromise. Këta fëmijë i menaxhojnë më mirë “problemet e rrugës” dhe dinë të përballen me to.

Disavantazhi i këtyre familjeve është koha që prindërit kalojnë më ta. Çdo fëmijë ka nevojë për kujdesje dhe vëmendje indivuduale të prindit ndaj tij dhe kur ai/ajo ka shumë vëllezër apo motra kjo vëmendje reduktohet sepse duhet të fokusohet edhe tek të tjerët. Megjithatë fëmijët që kanë shumë vëllezër dhe motra, mësohen të kujdesen për njëri – tjetrin dhe priren të jenë më altruistë.

Në familjet e vogla, me 1 ose 2 fëmijë prindërit kanë më shumë kohë për t’u kjdesur për secilin fëmijë. Aftësitë verbale dhe njohëse të këtyre fëmijëve janë më të mira, prandaj ata gëzojnë edhe një avantazh më të mirë akademik në të ardhmen. Fëmijët e vetëm priren të jenë më pak xhelozë, pasi fëmijët që kanë vëllezër e motra kanë xhelozi për përkushtimin e prindërve ndaj tij në një periudhë të caktuar. Fëmijët e vetëm janë më egoistë dhe priren që të gjithë gjërat t’i mbajnë për vete dhe t’i shohin rreth vetes, prandaj ata e kanë pak më të vështirë në socializimin me të tjerët, ndryshe nga fëmijët me vëllezër e motra.

Nocioni i familjes ideale qëndron tek ju. Ju duhet të qëndroni gjithmonë pozitivë dhe duhet t’i kushtoni vëmendjen e nevojshme çdo fëmije, i vetëm apo me shumë vëllezër qoftë ai.

Burimi: The Cosmopolitan

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"