Çfarë e shkakton hernien diskale dhe si ta trajtoni atë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Hernia diskale zakonisht ndodh tek njerëzit e moshës 30 – 50 vjeç. Disa nga faktorët që ndikojnë në këtë kusht shëndetësor janë mosha, mbajtja e peshave të rënda, gjenetika, dëmtimi i disqeve kurrizore për shkak të mungesës së ujit etj.

hernie diskaleSimptomat e hernies diskale janë:

  • Dhimbje në pjesën e pasme të kurrizit
  • Dhimbje që vazhdojnë deri tek këmba
  • Dhimbje në pjesën e ijeve dhe legenit
  • Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë
  • Këmbë të dobëta/ pa fuqi

Disku intervertebral është i përbërë nga unaza në formë fijesh që rrethojnë një qendër të brendshme xheli, i cili përmban shumë ujë. Në rastin e hernies diskale këto disqe shtypen dhe humbasin xhelin ndërmjet tyre.

Dieta e varfër ushqimore, pirja e duhanit, mungesa e aktivitetit fizik dhe obeziteti janë disa faktorë që e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore duke shkaktuar kështu muskuj të dobët dhe disqe të dobëta.

Ky kusht shëndetësor duhet kuruar dhe duhet të jeni në kontroll të vazhdueshëm me mjekun. Ju duhet të merrni në masë të konsiderueshme kalcium, magnez dhe vitaminë B. Fizioterapia është një mënyrë shumë e mirë për t’u përmirësuar gjithashtu.

Burimi: Health Advisor Group

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?