Cilët janë faktorët e sëmundjeve të stomakut?

bebi stomakuPirja e duhanit është shkaktari kryesor i çrregullimeve të stomakut. Duhani stimulon prodhimin e aciditetit dhe pengon prodhimin e mukusit mbrojtës të mukozës. Kjo çon në zhvillimin e ulcerave te shumica e duhanpirësve. Problemet kronike të stomakut janë të lidhura gjithashtu me përdorimin e alkoolit.

Studimet kanë treguar se pirja e alkoolit mund të shkaktojë ulcera në stomak, gastrit madje dhe kancer të stomakut. Prandaj shmangia e duhanit dhe e konsumit të tepërt të alkoolit mund të ndihmojë në parandalimin e shumicës së çrregullimeve të stomakut. Si shkaktarë të tjerë njihen edhe përdorimi pa kriter i medikamenteve të ndryshme si për shembull aspirina, ibuprofeni, kortizonikët. Këto preparate dëmtojnë mukozën e stomakut duke shkaktuar ulceracione, gjakderdhje, dhimbje të forta, djegie.

Përsa i përket trajtimit, shumica e problemeve të stomakut trajtohen me medikamente apo edhe me kirurgji.

Ka studime se ndryshimi i stilit të jetesës mund të ndikojë pozitivisht. Edhe pse nuk ka ushqime të veçanta përgjegjëse për shkaktimin e problemeve kronike të stomakut, dietologët rekomandojnë një dietë të shëndetshme me fruta e perime, sa më pak mish të kuq dhe të shtohet në menu peshku e mishi i pulës. E rëndësishme është që njerëzit të mbajnë një ditar për ushqimet që u shkaktojnë probleme dhe t’i shmangin ato. Gjithashtu shëtitjet dhe aktiviteti fizik përmirësojnë ndjeshëm funksionin e tretjes.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal