Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Nëse i dashuri juaj e anashkalon larjen e dhëmbëve, ai jo vetëm që do të përfundojë me dhëmbë të prishur, por edhe me penis të dëmtuar. Higjiena orale luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e organit mashkullor, ka zbuluar një studim nga Tajvani.
Me fjalë të tjera, ata që kanë dhëmbë të prishur, kanë më shumë shanse që të kenë probleme me ereksionin.
Në studimin e kryer tek mbi 5 mijë vullnetarë, 79% e meshkujve me probleme me ereksionin (ngritje të organit mashkullor) ishin diagnostifikuar me sëmundjen kronike peridontale (infeksion të dhëmbëve që shkakton prishje të tyre).
Inflamacioni kronik i shkaktuar nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të dëmtojë qelizat endoteliale tek meshkujt, që formojnë pjesën e brendshme të të gjitha enëve të gjakut, përfshirë këtu edhe ato të penisit. Dëmtimi i këtyre qelizave pengon rrjedhjen e gjakut në penis, duke rritur shanset për impotencë apo problem në ngritjen e organit mashkullor. Kjo ndikon drejtpërdrejt në jetën tuaj seksuale.
Si mund ta shmangni? Kujdesuni për higjienën orale ( i lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë) bëni kontrolle të herëpashershme tek mjekët, pasi do t’i bëni mirë jo vetëm gojës, por edhe penisit.
Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/


