Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një 25-vjeçar nga Miçigani ka jetuar për 17 muaj me zemrën artificiale në çantën e shpinës. Stan Larkin, 25 vjeç, vuante nga një sëmundje gjenetike e trashëguar, një lloj sulmi në zemër që godet njerëzit e shëndetshëm pa asnjë shenjë paralajmëruese. Kjo sëmundje është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të papritura tek atletët.
Vëllai i tij gjithashtu kishte të njëjtën sëmundje dhe të dy jetonin me anë të një pajisje që zëvendësonte punën e zemrës, duke qarkulluar gjakun nëpër trup.
Tani të dy vëllezërit kanë arritur të sigurojnë një transplant zemre. Njëri e siguroi që në vitin 2015, ndërsa Stene e siguroi muajin e kaluar.
“Ishte një moment emocionues. Mora transplantin para dy javësh. Dua të falënderoj dhuruesin që më shpëtoi jetën. Dua të takoj familjen e tij një ditë. Shpresoj që ata të pranojnë të më takojnë”, u shpreh 25-vjeçari gjatë një konference për shtyp, ku tregoi se si arriti të mbijetojë me zemrën në çantën e shpinës derisa arriti të sigurojë transplantin.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


