KShH kërkon të ndërpritet trajtimi çnjerëzor i të sëmurëve në burg

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndjekur në vazhdimësi çështjen e trajtimit të atyre që gjykata u ka caktuar masën mjekësore ‘’Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’’. Këta shtetas, në shkelje të ligjit dhe vendimeve të gjykatës, prej më shumë se 15 vitesh janë të akomoduar në burgje dhe trajtohen nga personali i burgjeve. Kjo vjen për shkak të mungesës së një institucioni të specializuar mjekësor në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.burg_te semure mendor

Përveç faktit që këta shtetas i nënshtrohen kufizimeve që zbatohen ndaj personave të dënuar me burgim, është konstatuar mungesa apo formalizmi i programeve për trajtim individual apo psikoterapi, si dhe mungesa e një game të gjerë aktivitetesh terapeutike për mjekimin e specializuar të tyre.

Problematik është dhe fakti që ka një mungesë të mjekëve psikiatër  apo pamjaftueshmëri të tyre në përputhje me numrin e atyre që kanë nevojë për kujdes mjekësor. Gjithashtu, nga organizatat e specializuara janë konstatuar kushte të këqija materiale që çojnë në kushte ç’njerëzore të tyre.

Kjo çështje qëndron e pazgjidhur prej më shumë se një dekade e gjysmë, ndërkohë që Komiteti Shqiptar i Helsinkut ka asistuar në rrugën ligjore të një të sëmuri më simptomën ‘’Skizofreni paranoide’’. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar nga kushtet e papërshtatshme në të cilat është trajnuar.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveç shqyrtimit të shkeljeve për rastin në fjalë, mund të shprehet edhe me masa të përgjithshme për shtetin Shqiptar, me qëllim trajtimin në përputhje me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të komunitetit prej 165 shtetasish me këtë masë mjekësore, të cilët ndodhen në të njëjtën situatë si ankuesi./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij