Dieta 5:2 mbron femrat nga kanceri i gjirit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim i ri ka zbuluar se femrat që ndjekin dietën 5:2 janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga kanceri i gjirit. Dieta përfshin dy ditë në javë më pak karbohidrate dhe kalori, ndërsa pesë ditët e tjera duke konsumuar një dietë të shëndetshme, e ngjashme me dietën mesdhetare.diete_kancer i gjirit

Një teori është se, kur trupi është i privuar nga ushqimi, ulet e sasia e sheqerit që shkon në qelizat e gjirit, prandaj ata kanë më pak mundësi që të ndahen dhe të bëhen kancerogjene.

Dieta është shpikur nga dr. Michelle Harvie, hulumtuese e dietave tek organizata e kancerit të gjirit “Genesis” dhe autorja kryesore e studimit. Studimi, i titulluar “Breast Risk Reduction Intermittent Diet Evaluation” (BRRIDE), zbuloi se gratë që kishin kaluar fazën e menopauzës dhe që kishin ndjekur ditën 2-ditore për një muaj, ishin më pak të rrezikuara të prekeshin nga kanceri i gjirit.

Shkencëtarët kryen biopsinë e gjirit tek 20 gra para dhe pas katër javëve prova.

Çfarë duhet të hani këto dy ditë?

Dita e parë

  • Mëngjes: Çaj jeshil, domate të pjekur në skarë dhe kërpudha.
  • Drekë: Lëng me luleshtrydhe, banane dhe qumësht, dhe një gotë ujë.
  • Pasdite: Një gotë ujë.
  • Darkë: Një gotë me limonadë dietike dhe dy qebapë me perime (kërpudha, speca djegës, qepë dhe domate).
  • Para se të flini: Qumësht gjysmë të skremuar, lëngje të ftohta.

Dita e dytë:

  • Mëngjesi: Një filxhan qumësht gjysmë të skremuar dhe një gjysmë grejpfruti.
  • Dreka: Një racion i vogël me salcë domatesh dhe pak perime të freskëta, si karotë, qepë, kërkurdha.
  • Padite: Një filxhan çaj.
  • Darkë: Një gotë qumësht, kërpudha të spërkatura me pak uthull molle dhe hudhra.
  • Para se të flini: Karota të freskëta dhe një filxhan qumësht të ftohtë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi